Ronaldo tentoi nga gjuajtja e lirë, por vetëm shtylla shpëtoi Slloveninë

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 22:22
Ronaldo tentoi nga gjuajtja e lirë, por vetëm shtylla shpëtoi Slloveninë

Cristiano Ronaldo kishte shumë momente të mira, por megjithatë nuk ka shënuar në pjesën e parë të ndeshjes me Slloveninë.

Nuk kanë shënuar as lojtarët tjerë në fushë, përkundër rasteve të shumta, dhe pas 45 minutave lojë rezultati mbetet 0:0.

Në minutën e 34-të, Cristiano Ronaldo tentoi nga gjuajtja e lirë, por vetëm shtylla horizontale shpëtoi Slloveninë.

Portugalia dominoi në këta 45 minutat e parë, por që dy ekipet shkuan në zhveshtore pa ndryshuar rezultatin.

(Kosova Sot Online)