Lexoni edhe:
Diogo Costa heroi i penaltive, Portugalia në çerekfinale
Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-tës, për të kompletuar kështu çiftet çerekfinale në Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online".
Ndeshjeve të fazës së 1/8-tës po iu vjen fundi, pasi mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dy të fundit, për të pasur pastaj vetëm tetë ekipe në garë për trofeun e Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani.
Diogo Costa heroi i penaltive, Portugalia në çerekfinaleLexoni edhe:
Përballja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Rumanisë dhe Holandës, e cila pritet të fillojë nga ora 18:00 dhe do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut.
Takimi i dytë i ditës është ai në mes të Austrisë dhe Turqisë, i cili pritet të zhvillohet në “Red Bull Arena” të Lajpcigut me fillim nga ora 21:00.
Fituesit e këtyre dy takimeve do të ndeshen mes vete në fazën çerekfinale të Euro 2024.
(Kosova Sot Online )