I tronditur a pas eliminimit nga Euro 2024, De Bruyne mendon pensionimin

  • 02 July 2024 - 10:39
I tronditur a pas eliminimit nga Euro 2024, De Bruyne mendon pensionimin

Kombëtarja e Belgjikës përjetoi një tjetër dështim në garat e mëdha pasi u eliminua të hënën në fazën e 1/8-tës së Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani, transmeton "Kosova sot Online".

Franca ishte më e mirë se Belgjika duke fituar me rezultat 1-0, falë autogolit të Jan Vertonghen dhe menjëherë pas ndeshjes erdhi një tërmet i ri në Belgjikë.

Përkatësisht, Kevin De Bruyne, ylli shumëvjeçar i Belgjikës, i cili edhe një herë nuk arriti ta çojë këtë skuadër larg në Evropian, ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga kombëtarja.

Kur u pyet për të ardhmen e tij në kombëtaren belge, De Bruyne u përgjigj me dy mendje.

“Është ende herët për t’u përgjigjur. Më lejoni ta përpunoj këtë disfatë”, ka thënë fillimisht De Bruyne.

“Ka qenë një sezon shumë i gjatë dhe më duhet të pushoj trupin tim. Do të marr një vendim pas verës”, përfundoi ylli i skuadrës dhe shqetësoi belgët.

De Bruyne gjithashtu njoftoi kohët e fundit se do të largohej nga Manchester City nëse merr një ofertë “jo-normale” nga Arabia Saudite, duke thënë se ai mund të fitonte një shumë të madhe parash atje.

Mesfushori belg është 33 vjeç dhe pritet të luajë edhe për disa vite në nivelin më të lartë, ndërsa për Belgjikën tashmë ka 104 ndeshje dhe 28 gola.

(Kosova Sot Online )