Ka pritur tri penallti, portieri Diogo Costa futet në histori të Kampionatit Evropian

  • 02 July 2024 - 11:07
Ka pritur tri penallti, portieri Diogo Costa futet në histori të Kampionatit Evropian

Portieri i Portugalisë, Diogo Costa, hyri në histori për dy gjëra, pasi priti 3 penallti kundër Sllovenisë për ta dërguar ekipin e tij në çerekfinale, ku do të përballet me Francën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai u bë portieri i parë në histori që priti 3 penallti radhazi për të vendosur fituesin përfundimtar.

Përveç kësaj, ai u bë portieri i parë në historinë e kampionateve evropiane që nuk lejoi një gol në ekzekutimin e penalltive për të përcaktuar fituesin përfundimtar. Ishte padyshim fantastik dje në ndeshje portieri portugez dhe më meritori që kombëtarja e tij kaloi tutje.

(Kosova Sot Online )