De Bruyne i ‘ashpër’ ndaj gazetarit: Idiot!

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 16:22
De Bruyne i ‘ashpër’ ndaj gazetarit: Idiot!

Belgjika e mbylli rrugëtimin e saj në Euro 2024 në fazën e 1/8-tave teksa u mposhtën ndaj Francës me rezultatin 1-0.

Kevin De Bruyne nuk i mbajti nervat pas eliminimit teksa u kap me një prej gazetarëve i cili theksoi se e ashtuquajtura “Gjenerata e Artë” e Belgjikës mbyllet pa asnjë sukses në kompeticionet e rëndësishme.

Fantazisti, iu kundërpërgjigj ashpër madje edhe duke e ofenduar gazetarin teksa duke ishte duke u larguar e quajti idiot.

Asnjë sukses për “Gjeneratën e Artë? Nuk e kemi vetëm ne “Gjeneratën e Artë”. Mendon se gjatë kësaj periudhe Franca, Spanja dhe Gjermania nuk kanë pasur “Gjeneratë të Artë”? Idiot”, tha De Bruyne duke e shprehur hapur pakënaqësinë e tij me pyetjen e gazetarit.

(Kosova Sot Online)