Xhaka: Nuk e kam parë kurrë Italinë kaq në vështirësi

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 21:05
Xhaka: Nuk e kam parë kurrë Italinë kaq në vështirësi

Granit Xhaka ka folur në lidhje me fitoren e Zvicrës ndaj Italisë në 1/8 e finales së Euro 2024.

Kapiteni i “helevetikëve” ishte prej më të mirëve në fushë, duke e dominuar totalisht mesfushën ndaj yjeve të Italisë.

E Xhaka tha se Italia ndihej e frikësuar ndaj tyre.

“Kemi fituar akoma pa zbritur mirë në fushë. Ishin të frikësuar. Nuk e kam parë kurrë Italinë kaq në vështirësi në fushë sikur ndaj nesh”, tha Xhaka.

Zvicra në çerekfinale do të përballet me Anglinë, e cila e eliminoi Sllovakinë pas vazhdimeve.

(Kosova Sot Online)