Pioli merr drejtimin e ekipit nga Arabia Saudite

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 10:58
Pioli merr drejtimin e ekipit nga Arabia Saudite

Pas vendimit për të ndarë rrugët me Marcelo Gallardo, Al Ittihad bie dakord për tre vjet kontratë për Stefano Pioli, raporton Fabrizio Romano.

Është fillimi i epokës së re, projekti i ri ambicioz i filluar nga Al Ittihad me lojtarët që do të bashkohen së shpejti.

Siç u zbulua më 20 qershor, Pioli ishte kandidati kryesor për Ittihad dhe marrëveshja do të nënshkruhet më vonë sot.

Stefano Pioli udhëhoqi Milanin drejt Scudettos para dy sezoneve, duke u larguar në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)