Joselu për Gjermaninë: Janë një ekip i madh

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 17:16
Joselu për Gjermaninë: Janë një ekip i madh

Spanja ka bërë një rrugëtim shumë të mirë në Kampionatit Europian deri më tani, megjithatë tashmë është momenti për t’u përgatitur për një nga ndeshjet më vendimtare, atë ndaj Gjermanisë.

Duke folur për mediet, ndërsa janë duke u përgatitur për këtë përballje, sulmuesi i Spanjës, Joselu u shpreh se Gjermani është një ekip i madh, por theksoi se rëndësi për spanjollët ka vetëm fitorja.

“Ne përballemi me një ekip të madh. Për ne është shumë e rëndësishme të fitojmë për t’u kualifikuar, duhet të besojmë te vetja dhe të mos shikojmë lojtarët e ekipeve të tjera. Sa për Tonin, mendoj se e premtja do të jetë ndeshja e tij e fundit… Ai është thelbësor për Gjermaninë dhe ishte për Real Madrid-in, duhet të jemi të kujdesshëm me të”-u shpreh Joselu.

(Kosova Sot Online)