Lehmann godet Spanjën: Të rinj e pa eksperiencë

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 17:33
Lehmann godet Spanjën: Të rinj e pa eksperiencë

Jens Lehmann ka thënë se Spanja është skuadër “fëmijësh” dhe e ka mbështetur Gjermaninë para ndeshjes së çerekfinales së “Euro 2024”, që zhvillohet të premten.

Ish-portieri i Gjermanisë ka thënë se përfaqësuesja gjermane e futbollit ka përparësi, pasi e sheh Spanjën si ekip me “të rinj e pa eksperiencë”.

Spanja e drejtuar nga Luis de la Fuente dhe Gjermania e Julian Ngaelsmannit, kanë qenë dy prej më të mirave në Evropianin e sivjetmë.

“I kemi parë rezultatet e mira të arritura nga Spanja, pa dyshim, në fazën grupore. Në aspektin e teknikës, ata ndoshta janë më të mirë se ne. Por lojtarët janë të rinj dhe pa eksperiencë. Janë ekip fëmijësh. Kanë lojtarë shumë të rinj që nuk kanë shumë eksperiencë ndërkombëtare”, është shprehur Lehmann për “Welt TV”, shkruan “Goal.com” të mërkurën.

Ndërkohë, sulmuesi i Spanjës, Mikel Yarzabal, ka thënë se te Spanja nuk shqetësohen nga deklarata të tilla.

“Është opinioni i tij dhe e respektojmë. Por, ne jemi grup shumë i mirë. Njerëzit i kanë arsyet e tyre për të thënë diçka, por kjo nuk na shpërqendron”, ka thënë Oyarzabal.


(Kosova Sot Online)