Kroos lavdëron Yamalin para ndeshjes së madhe Gjermani – Spanjë

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 18:57
Kroos lavdëron Yamalin para ndeshjes së madhe Gjermani – Spanjë

Toni Kroos thotë se Lamine Yamal është “i pabesueshëm” për një 16-vjeçar dhe Gjermania do të përpiqet ta mbajë atë të ‘heshtur’ në ndeshjen çerekfinale të “EURO 2024” kundër Spanjës.

Para ndeshjes midis Gjermanisë dhe Spanjës në çerekfinale të Europianit, ish-ylli i Real Madridit Kroos ka lavdëruar adoleshentin Yamal.

Veterani, i cili do të tërhiqet nga futbolli pas këtij turneu, thotë se ekipi i tij duhet të mbajë nën kontroll lojtarin e Barcelonës dhe bashkëlojtarin Nico Ëilliams nëse duan të arrijnë në katër ‘finalistët’ e “EURO 2024” në tokën e tyre.

Gjermania ka impresionuar në këtë turne, por Spanja ka qenë ekipi më i mirë deri tani dhe është e vetmja skuadër që ka fituar çdo ndeshje.

Kjo përballje e emocionueshme mund të jetë hera e fundit që dikush shikon Kroos në fushën e futbollit, por ai do të dëshirojë të sigurojë që të largohet me një spektakël duke arritur në finale dhe duke fituar Europianin.

Gjermania përballet me Spanjën në “MHPArena” në Stuttgart të premten, ku fituesi do të përballet me Portugalinë, fituesin e 2016-ës, ose me Francën, që ishte finalist në atë vit, në gjysmëfinale të turneut më 9 korrik.

(Kosova Sot Online)