Rabiot e Depay në mesin e lojtarëve të Evropianit që janë pa klube

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 19:11
Rabiot e Depay në mesin e lojtarëve të Evropianit që janë pa klube

Lojtarët e përfaqësueseve si Gjermania, Anglia, Franca e Spanja kryesisht janë pjesë e klubeve të mëdha. Por  disa lojtarë që janë ende në Evropian, janë pa klube aktualisht.

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot dhe sulmuesi i Holandës, Memphis Depay udhëheqin grupin e vogël të yjeve të Euro 2024 që janë lojtarë të lirë. Atyre u kanë përfunduar kontratat më 30 qershor.

Secila ndeshje në Evropian është rast për të impresionuar klubet e interesuara dhe po ashtu për të siguruar kontrata më të favorshme.

Rabiot 29-vjeçar ka startuar në katër ndeshjet e deritashme të Francës. Atij i përfundoi kontrata me Juventusin.

Memphis Depay deri të dielën ishte lojtar i Atletico Madridit. 

Luka Modriq, tashmë i eliminuar nga Evropiani me Kroacinë, është po ashtu pa kontratë. Ai pritet të mbetet te Real Madridi, por kontrata e fundit ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Yusuf Yazici dhe Cenk Tosun të Turqisë po ashtu janë lojtarë të lirë, njëjtë si Florin Nita e Andrei Burca të Rumanisë.

Norbert Gyomber i Sllovakisë po ashtu është pa skuadër momentalisht.

Pa skuadër janë edhe katër lojtarë të Skocisë, të eliminuar shumë herët. Bëhet fjalë për Che Adams, Scott McKenna, Ryan Jack e Stuart Amstrong.

(Kosova Sot Online)