Ja kush është futbollist i ri i Interit

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 22:31
Ja kush është futbollist i ri i Interit

Piotr Zielinski është përforcimi i fundit i Interit për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, konfirmimi i mesfushorit polak nuk është bërë nga kampionët e Italisë, por nga faqja e Serisë A, në të cilën ka dalë njoftimi për depozitimin e kontratës së lojtarit.

Në moshën 30-vjeçare, Zielinski arrin si transferim i lirë te Interi pas tetë sezonesh me Napolin , klub për të cilin sezonin e kaluar luajti 35 ndeshje në të cilat shënoi katër gola dhe asistoi dy të tjera.

Para Napolit, mesfushori polak ka përfaqësuar edhe Empolin dhe Udinese.

(Kosova Sot Online)