Zyrtare: Ten Hag rinovon me Man Utd
Erik ten Hag ka zgjatur kontratën e tij si trajner i Manchester United deri në qershor të vitit 2026.
Kjo u bë e ditur sot nga vet klubi përmes një komunikate për media.
Erik ten Hag tha: “Jam shumë i kënaqur që kam arritur marrëveshje me klubin për të vazhduar punën së bashku. Duke parë pas dy vitet e fundit, mund të reflektojmë me krenari për dy trofetë dhe shumë shembuj përparimi nga vendi ku ishim kur u bashkova”.
“Me gjithatë, duhet të jemi të qartë se ende ka shumë punë të vështirë përpara për të arritur nivelet e pritura nga Manchester United, që do të thotë sfidimi për titujt anglezë dhe evropianë.”
“Në diskutimet e mia me klubin, kemi gjetur pajtueshmëri të plotë në vizionin tonë për arritjen e këtyre qëllimeve, dhe të gjithë jemi shumë të përkushtuar për ta bërë atë udhëtim së bashku.”
(Kosova Sot Online)