Tërhiqet shorti për sezonin e ri në Serie A

  • A.P /
  • 04 July 2024 - 15:15
Tërhiqet shorti për sezonin e ri në Serie A

Hidhet shorti për sezonin 2024/2025 në Serie A. Kampionati italian do e nisë edicionin e ri në fundjavën e 17-18 gushtit, teksa do të përfundojë në 24-25 maj të vitit 2025.

Pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve do të jenë plot 4, ndërkohë që vetëm në një rast do të luhet edhe në mesjavë. Në javën e dhjetë.

Gjithashtu nuk do të ketë pushime dimërore, pasi skuadrat do të zbresin në fushë në datat 22 dhe 29 dhjetor. Dhe 5 janar.

Superkupa e Italisë, në formatin “Final Four”, do të organizohet në Arabinë Saudite në periudhën 3-7 janar 2025.

Ndërkohë, java e parë ka sjellë përballje interesante. Kampionët në fuqi të Interit e nisin mbrojtjen e titullit në transfertë përballë Genoas.

Milani pret Torinon, ndërkohë që Juventusi i Thiago Mottës përballet në shtëpi kundër Comos së rikthyer pas 21 vitesh në elitën e futbollit italian.

Derbi i Milanos do të luhet në javën e pestë, konkretisht në datën 22 shtator, ndërkohë që duelet e zjarrta fillojnë që në javën e tretë.

Me sfida si Inter-Atalanta, Juventus-Roma dhe Lazio-Milan. Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit është programuar për javën e nënëtë në “San Siro” (27 tetor).

Katër javë më vonë do të përplasen në të njëjtin stadium Milani dhe Juventusi, në një klasike italiane (24 nëntor).

Java e parë (17-18 gusht)

Bologna-Udinese
Cagliari-Roma
Empoli-Monza
Genoa-Inter
Verona-Napoli
Juventus-Como
Lazio-Venezia
Lecce-Atalanta
Milan-Torino
Parma-Fiorentina


(Kosova Sot Online)