Kush ka më së shumti driblime në Euro 2024?

  • A.P /
  • 04 July 2024 - 15:52
Kush ka më së shumti driblime në Euro 2024?

Euro 2024 tashmë ka hyrë në fazën çerekfinale dhe më të nxehtën e saj.

Tetë ekipe nga nesër do të luftojnë për katër vendet që dërgojnë në gjysmëfinale.

E deri më tash, shumë lojtarë kanë lënë përshtypje sa i përket driblimeve.

Kësaj liste i prin Doku i Belgjikës me 34 driblime gjithsej, gjashtë më shumë se Musiala që është i dyti.

Pas tij vijnë Kvaratskhelia, Yamal, Mbappe, Dembele, Leao, Cancelo, Nico Williams dhe Ndoye.


(Kosova Sot Online)