Kampionia e Kosovës në basketboll prezanton amerikanin e parë

  • A.P /
  • 04 July 2024 - 19:21
Kampionia e Kosovës në basketboll prezanton amerikanin e parë

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka nisur me prezantimin e lojtarëve të huaj për edicionin e ardhshëm. 

Trepça të enjten ka njoftuar se ka angazhuar amerikanin Desmond Cambridge Jr. Fundori 25-vjeçar edicionin e kaluar luajti në Azerbajxhan. 

Kishte 10,6 pikë për ndeshje. Në FIBA Europe Cup luajti me mesatare prej 12,5 pikë për ndeshje, për skuadrën Sabah. 

Edicioni i kaluar ishte i pari në basketbollin profesional për amerikanin. 

Në verën e vitit të kaluar ishte te Toronto Raptors në Ligën Verore të NBA-së. 

Por e luajti vetëm një ndeshje. Tri vjet ishte te Arizona State, ku edhe diplomojë.

(Kosova Sot Online)