![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Sonte zhvillohen dy ndeshje çerekfinale në Euro 2024
![Sonte zhvillohen dy ndeshje çerekfinale në Euro 2024](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/05/auto_fra-1536x8421720162861.jpg)
Sonte zhvillohen dy super ndeshje në raundin e çerekfinaleve të Euro 2024.
Nga ora 18:00 zhvillohet “finalja para finales”, ajo mes Kombëtares së Spanjës dhe nikoqirit, Gjermanisë.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin e Stuttgartit.
Nga ora 21:00 Kombëtarja e Francës takohet me Portugalinë, edhe kjo është një “finale para finales”, por fati e deshti që këto dy gjigante të takohen në fazën e çerekfinales.
Takimi mes “Gjelave” dha Portugalisë zhvillohet në stadiumin “Volkspark” në Hamburg.
Kujtojmë që fituesit në këto dy duele do të luajnë mes vete në gjysmëfinale të Euro 2024./
(Kosova Sot Online)