Argjentina e mposht Ekuadorin

  • E.K /
  • 05 July 2024 - 09:58
Argjentina e mposht Ekuadorin

Argjentina e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Copa Americas.

Messi me shokë triumfuan vetëm pas penalltive ndaj Ekuadorit në çerekfinale.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultat të barabartë, 1:1.

Lisandro Martinez kaloi argjentinasit në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes.

Në minutat shtesë, Ekuadori barazoi përmes Rodriguez.

Në vazhdime nuk pati më gola, teksa në penalltinë e parë, Leo Messi dështoi të shënonte.

Por, ishte Emiliano Martinez i cili bëri sërish pritje fantastike duke ia siguruar kualifikimin tutje.

(Kosova Sot Online)