Messi për Martinez: Ne kemi një avantazh kur arrijmë në këtë fazë

  • E.K /
  • 05 July 2024 - 11:58
Messi për Martinez: Ne kemi një avantazh kur arrijmë në këtë fazë

Argjentina e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Copa Americas.

Messi me shokë triumfuan vetëm pas penalltive ndaj Ekuadorit në çerekfinale.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultat të barabartë 1:1.

E Messi humbi penalltinë e parë, por Emiliano Martinez arriti t’i priste dy tjera për ta dërguar Argjentinën tutje.

Pas ndeshjes, Messi tha se ata e kanë një avantazh, pasi që e kanë Emiliano Martinezin në skuadër.

(Kosova Sot Online)