Gjasat e kombëtareve për ta fituar Euro 2024, prin Spanja
Euro 2024 tashmë ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj, me ndeshjet çerekfinale që nisin sot.
Spanja përballet me Gjermaninë nga ora 18:00, kurse Franca me Portugalinë tri orë më vonë.
E nesër, Anglia ndeshet me Zvicrën, kurse Holanda me Turqinë.
E sipas Opta Analyst, Spanja ka gjasat më të mëdha për ta fituar Europianin.
Me 19% ajo prin nga tetë skuadrat, e ndjekur nga Gjermania me 18%, Anglia 17%, Franca 16%, Holanda 12%, Portugalia 9%, Zvicra 6% dhe Turqia me 3%.
(Kosova Sot Online)