Demiral suspendohet me dy ndeshje nga UEFA
Heroi i Turqisë, Merih Demiral, që shënoi dy gola në fitoren 2:1 ndaj Austrisë në 1/8 e finales është suspenduar me dy ndeshje moslojë.
Kjo vjen pas gjestit që ai bëri në përballjen ndaj Austrisë.
Kësisoj, Demiral do të mungojë në përballjen ndaj Holandës dhe në ndeshjen gjysmëfinale, nëse Turqia arrin të kualifikohet.
“Të pezullohet lojtari i Federatës Turke të Futbollit, Merih Demiral, për një total prej dy (2) ndeshjesh të garave për ekipet përfaqësuese të UEFA-s për të cilat ai do të ishte përndryshe i përshtatshëm, për mosrespektimin e parimeve të përgjithshme të sjelljes, për shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së ndershme, për përdorimin e ngjarjeve sportive për manifestime të natyrës jo-sportive dhe për dëmtimin e reputacionit të futbollit”, thuhej në njofitmin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s.
Demiral do të ishte i gatshëm nëse potencialisht, Turqia arrin në finale të Euro 2024.
(Kosova Sot Online)