Cafu: Milanit i mungojnë lojtarë si Dida, Kaka dhe Inzaghi

  • A.P /
  • 05 July 2024 - 15:47
Cafu: Milanit i mungojnë lojtarë si Dida, Kaka dhe Inzaghi

Ish-mbrojtësi i Milan dhe Romës, Marcos Cafu, në një intervistë të gjatë për “Il Messaggero”, mundohet të shpjegojë atë që i mungon në këto momente skuadrës kuqezi.

Braziliani, thekson se Milan së pari duhet të gjejë stabilitetin te drejtuesit pas largimeve të Boban dhe Maldinit, ndërsa shtoi se skuadra nuk ka më lojtarë si Dida, Kaka, Pirlo apo Inzaghi.

“Te Milan ka shumë ndryshime, kjo vjen pasi në verën e shkuar iku Maldini dhe para tij u largua Boban. Tashmë, drejtuesit duhet të gjejnë mënyrën për ta rikthyer skuadrën në nivelet që i takon, Milan ishte një skuadër që të “fuste frikën”.

Çfarë i mungon tani? E thjeshtë, mungon Dida, Cafu, Nesta, Maldini, Gattuso, Pirlo, Seedorf, Kaka, Shevchenko dhe Inzaghi. Bëj shaka, por dua të theksoj se ju mungon pikërisht kjo larmishmëri lojtarësh. I mungojnë lojtarët me eksperiencë, dhe eksperienca përfitohet duke luajtur në kompeticione si Champions League.


(Kosova Sot Online)