Granit Xhaka po e ndjekë një rekord që mbahet nga Ronaldo

  • A.P /
  • 05 July 2024 - 17:31
Granit Xhaka po e ndjekë një rekord që mbahet nga Ronaldo

Granit Xhaka u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Zvicrës ndaj Hungarisë.

Më pas u shpall më i miri nga UEFA edhe në ndeshjen e Zvicrës me Gjermaninë, në fazën  grupore  të Euro 2024.

Xhaka gjithsej është shpallur pesë herë më i miri i ndeshjes në Kampionate Evropiane.

Vetëm Cristiano Ronaldo e Andres Iniesta kanë nga gjashtë çmime të lojtarit më të mirë të ndeshjes në Kampionate Evropiane.

Më të mirët shpallen nga një grup i ekspertëve të futbollit, i angazhuar nga UEFA.

Bëhet fjalë për emra të mëdhenj si Fabio Capello, Rafa Benitez, David Moyes, Ole Gunnar Solskjaer dhe tetë emra tjerë të njohur të futbollit evropian.

Për shpalljen e më të mirit shfrytëzohen kritere të ndryshme, jo vetëm golat e asistimet.


(Kosova Sot Online)