Spanja ka shënuar fitore të madhe ndaj Gjermanisë
Spanja ka shënuar fitore të madhe ndaj Gjermanisë dhe ka gjetur rrugën për në gjysmëfinale të “EURO 2024”.
Kombëtarja spanjolle mori fitoren prej 2-1 ndaj Gjermanisë pas 120 minutave lojë.
Pas një pjese të parë të qetë, Spanja gjeti epërsinë me anë të Dani Olmos në minutën e 51-të.
Golit të Olmos iu kundërpërgjigj Ëirtz në minutën e 89-të të ndeshjes.
Mirëpo, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt penaltive, në skenë doli Mikel Merino në minutën e 119-të për epilogun e takimit.
Në gjysmëfinale, kombëtarja spanjolle do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali – Francë.
(Kosova Sot Online)