Familja e Ronaldos fotografohet me Kylian Mbappe

  • E.k /
  • 06 July 2024 - 12:20
Familja e Ronaldos fotografohet me Kylian Mbappe

Familja e Cristiano Ronaldos ishte, logjikisht, në Volksparkstadion në Hamburg për të parë Portugalinë – Francën në çerekfinalen e Kampionatit Evropian në Gjermani, që u fitua nga “gjelat” me penallti.

Pavarësisht përfundimit të pakëndshëm për “marinarët”, të afërmit e Ronaldos kanë bërë foto me yllin e madh të kundërshtarit, Kylian Mbappe. Nuk është sekret që Cristiano është idhulli i fëmijërisë së liderit dhe kapitenit të Francës.

Fotot janë publikuar nga motra e Ronaldos – Katia Aveiro. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe nëna e kapitenit portugez – Dolores. Sigurisht që familja e Ronaldos është fotografuar edhe me mikun e tij shumë të ngushtë Pepe.

(Kosova Sot Online)