Angli - Zvicër, hynë në zonën e 'nxehë'/Kush do t'i fitoj penalltitë?

  • A.P /
  • 06 July 2024 - 20:33
Angli - Zvicër, hynë në zonën e 'nxehë'/Kush do t'i fitoj penalltitë?

Pas vazhdimeve, Angli - Zvicër, kanë hyrë në zonën e 'nxehë'/Kush do t'i fitoj penalltitë

Janë mbyllur 90 minutat e ndeshjes çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës në Euro 2024.

Rezultati pas kohës së rregullt është i barabartë, 1:1.

Breel Embolo shënoi për epërsinë fillimisht të “helvetikëve” në minutën e 75-të.

Kurse, vetëm pesë minuta më pas, Bukayo Saka me gol të bukur barazoi shifrat.

Mbetet të shihet nëse në vazhdime do të ketë fitues, apo penalltitë do të jenë opsioni i fundit.


Ndeshja Angli - Zvicër ka shkuar në vazhdime...

Anglia ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Zvicrës.


Ishte Bukayo Saka i cili shënoi në minutën e 80-të.

Zvicra ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Anglisë.

Ishte Breel Embolo i cili realizoi në minutën e 75-të të ndeshjes.


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Zvicrës, e vlefshme për çerekfinalen e Euro 2024.


Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0

Loja në fraksionin e parë ishte mjaft e zbehtë dhe me shumë pak raste shënimi.

(Kosova Sot Online)