![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Anglia mposht Zvicrën pas ekzekutimit të penalltive
![Anglia mposht Zvicrën pas ekzekutimit të penalltive](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/06/auto_angli1720291341.jpg)
Pas ekzekutimit të penalltive Anglia ka mposhtur Zvicrën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rezultati pas kohës së rregullt ishte i barabartë, 1:1.
Breel Embolo shënoi për epërsinë fillimisht të “helvetikëve” në minutën e 75-të.
Kurse, vetëm pesë minuta më pas, Bukayo Saka me gol të bukur barazoi shifrat.
Në vazhdime nuk pati gola, ndonëse Zvicra pati mundësi të mira shënimi.
Në fundin e ndeshjes, Xherdan Shaqiri e goditi shtyllën direkt nga rivënia këndore.
E në penallti, Anglia fitoi 5:4 me Akanjin i vetmi që e humbi penalltinë.
Nga 11-metërshi përgjegjësinë e mori edhe Xherdan Shaqiri, që u tregua i saktë.
Në gjysmëfinale, Anglia do të përballet me fituesin e përballjes mes Holandës dhe Turqisë.
Ndërkohë, për Zvicrën kjo ishte hera e dytë që u mposhtën në çerekfinale, dhe në të dy rastet pas penalltive.
Edhe pse Zvicra u mposht nga Anglia Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shkëlqyen në "EURO 2024"
(Kosova Sot Online)