Zbulohen datat kur luhen ndeshjet gjysmëfinale

  • A.P /
  • 07 July 2024 - 11:17
Zbulohen datat kur luhen ndeshjet gjysmëfinale

Janë mësuar dy sfidat gjysmëfinaliste të Euro 2024. Spanjë – Francë dhe Holandë – Angli janë dy supersfidat e kësaj faze. Dy takime mjaft interesante  që premtojnë spektakël.

Dy ditë ekipet do të jenë pushim, mënyrë kjo për të rikarikuar “bateritë” për gjysmëfinalen. Kështu emocionet e gjysmëfinales do të rikthehen ditën e martë.

Gjithçka do të nisë me supersfidën mes Spanjës dhe Francës. Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Munich në orën 21:00. Mes tyre do të bëjnë llogaritë e finales së madhe që do të luhet më 14 korrik në Berlin.

Ndërkohë dueli tjetër mes Holandës dhe Anglisë do të luhet ditën e mërkurë. Në orën 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund, holandezet dhe anglezët do të bëjnë mes tyre llogaritë për biletën e finales.

(Kosova Sot Online)