Brazili eliminohet nga Copa America

  • A.P /
  • 07 July 2024 - 12:09
Brazili eliminohet nga Copa America

Brazili e mbylli në çerekfinale rrugëtimin e saj në Copa Amerike teksa “Selecao” dështoi përballë Uruguajit. Ishte në fakt një ndeshje që u mbyll në barazimin 0-0 me rrjeta të paprekura, dhe uruguajanët triumfuan vetëm pas goditjeve të penalltive.

Për Brazilin gaboi Militao dhe Douglas Luiz ndërsa nga krahu tjetër, Gimenez nuk arriti të shënonte. Megjithatë, me shifrat 4-2 ishte Uruguaji që avancoi për në gjysmëfinale, aty ku e pret Kolumbia.

Këta të fundit nuk gabuan ndaj Panamasë dhe arritën një fitore me pesë yje teksa regjistruan një fitore të thellë me shifrat 5-0. James Rodriguez ishte edhe njëherë tjetër heroi i Kolumbisë me fantazistin që dhuroi dy asistë dhe shënoi një gol.

(Kosova Sot Online)