Nistelrooy bëhet asistent i Ten Hag te Man Utd

  • E.k /
  • 08 July 2024 - 10:54
Nistelrooy bëhet asistent i Ten Hag te Man Utd

Ruud van Nistelrooy ka nënshkruar si ndihmës-trajner i ri i Manchester United.

Fabrizio Romano raporton se legjenda e “Djajve të Kuq” do të ketë rol të ri si pjesë e stafit teknik të Erik ten Hag.

Van Nistelrooy tashmë është në Manchester, gati të prezantohet me Rene Hake në ditët e ardhshme.

Pavarësisht propozimeve për të qenë menaxher diku tjetër, Ruud van Nistelrooy ka vendosur të rikthehet në Old Trafford.

Nistelrooy udhëhoqi gjeneratat e reja të PSV Eindhoven, kurse vitin e kaluar e mori drejtimin e skuadrës së parë nga Holanda.

(Kosova Sot Online)