Trajneri i ri i Milanit: Unë jam ndryshe nga Mourinho

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 15:23
Trajneri i ri i Milanit: Unë jam ndryshe nga Mourinho

Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseca, pranon se është i ndryshëm nga bashkatdhetari i tij José Mourinho, por dëshiron të përsërisë atë që bëri “Special One” te Interi.

Asnjë trajner i huaj nuk ka fituar titullin në Serie A që nga koha e Mourinhos te Interi në vitin 2010 dhe bashkatdhetari i “Special One” Fonseca u prezantua sot si trajneri i ri i Milanit.

Fonseca iu përgjigj një pyetjeje rreth bashkatdhetarit të tij, i cili gjithashtu e zëvendësoi atë te Roma në vitin 2021.

“Unë jam ndryshe nga Mourinho, por jam krenar që një portugez ka fituar këtu,” tha Fonseca.

“Dua të bëj të njëjtën gjë për një klub tjetër, Milanin. Siç thashë, kam ambicie të madhe dhe dua të fitoj.”

Fonseca ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me San Siro.

(Kosova Sot Online)