Strakosha mund të rikthehet në Serie A

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 17:53
Strakosha mund të rikthehet në Serie A

Pas kampionatit “EURO 2024” me Shqipërinë, për Thomas Strakoshën vera mund të rezervojë një aventurë të re.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, portieri i Brentford mund të jetë i Monzas.

Portieri shqiptar pëlqehet nga Monza dhe ekipi italian momentalisht është në kërkim të një profili ideal për të zëvendësuar Di Gregorio që do largohet.

Strakosha e njeh mirë Serie A dhe mund të jetë goditja e parë e Monzas.


(Kosova Sot Online)