Italia dhe kalimi i saj në finalen e 'EURO ’68'
Të eliminuar nga Kupa e Botës 1966 nga Bashkimi Sovjetik, Italia gjeti të njëjttin kundërshtar që ‘bllokonte’ rrugën e saj drejt finales së Kampionatit Evropian të Futbollit 1968 – kësaj here kombëtares italiane i priu fati i mirë.
Edhe pse trajneri Ferruccio Valcareggi kishte deklaruar para ndeshjes se Bashkimi Sovjetik nuk ishte “i pamposhtur”, ai nuk mundi të maskonte ankthin e Italisë ndaj një ekipi që i kishte eliminuar edhe në EURO katër vite më parë.
Kujdesi i tillë nuk ishte shpjegimi i vetëm për rezultatin pa gola, megjithatë, të dyja ekipet treguan mbrojtje të fortë edhe pse u ‘goditen’ nga lëndimet.
Bashkimi Sovjetik pati mungesën e Igur Chislenkos, i cili kishte shënuar golin e vetëm të asaj ndeshjeje më 1966, dhe gjithashtu mungonte Murtaz Khurtsilava në mbrojtje.
Ndërkaq, “playmakeri” i Italisë, Gianni Rivera, u detyrua të largohej për trajtim në fillim të ndeshjes pas një përplasjeje me Valentin Afonin.
Giancarlo Bercellino u lëndua gjithashtu në kohën shtesë, duke detyruar Angelo Domenghini të lëvizte në anën e majtë të mbrojtjes, kështu që vendasit nuk ishin të plotë.
Në një ndeshje që u zhvillua në kushte të këqija të motit, rastet ishin të pakta dhe të parashikuara.
Piero Prati goditi vetëm paksa jashtë nga 15 metra, Dino Zoff me qetësi impresionuese shpëtoi nga Albert Shesternev dhe dy herë nga Aleksandr Lenev, i liruar të shkonte përpara për shkak të lëndimit të Riveras.
Në fund të kohës së shtesë, Domenghini goditi shtyllën, por edhe pse ai dhe Sandro Mazzola punuan fort si gjithmonë, sulmi italian nuk ishte më i rrezikshëm.
Me sulmuesit sovjetikë të pamundur të mbajnë topin, rezultati 0-0 dukej i drejtë.
Ekipet duhet të ndaheshin, megjithatë, dhe ishte Italia që vazhdoi në finale, pasi kapitenit të tyre, Giacinto Facchetti i priu fati në zhveshtore.
Për Bashkimin Sovjetik, ngushëllimi i vetëm ishte ndeshja për vendin e tretë.
Giacinto Facchetti, mbrojtësi dhe kapiteni i Italisë: “U ngrita bashkë me kapitenin rus. U zbrapa tek dhomat e zhveshjes së përbashkëta, i shoqëruar nga dy administratorë nga dyja ekipet. Arbitri nxori një monedhë të vjetër dhe unë thashë “tails”. Ishte zgjedhja e duhur dhe Italia shkoi në finalen. U ngrita e mbërrita lart në katin e sipërm, ndërsa stadiumi ende ishte plot dhe rreth 70,000 tifozë po prisnin për të dëgjuar rezultatin. Festimi im i tregoi atyre se ata mund të festonin një fitore italiane.”
Dino Zoff, portieri i Italisë: “Ishte një moment i veçantë për mua sepse në atë kohë luaja për Napolin [dhe loja ishte në Napoli]. Mbetem me dhjetë lojtarë pas pesë minutash sepse [Gianni] Rivera ishte i lënduar. Në atë kohë nuk kishte asnjë gjë si zëvendësime, kështu që u desh të luajmë praktikisht gjithë ndeshjen me dhjetë lojtarë. Ne u përqendruam në mbrojtjen e mirë. Ishte një triumf i madh të kalonim të gjitha raundet kualifikuese dhe të dilnim në finale – edhe nëse ishte për shkak të një monedhe”.
(Kosova Sot Online)