Cucurella: Me Carles Puyol nuk kam të përbashkët vetëm pamjen

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 19:00
Cucurella: Me Carles Puyol nuk kam të përbashkët vetëm pamjen

Marc Cucurella, është padyshim një nga mbrojtësit e preferuar në këtë evropian nga ana e teknikut Luis de la Fuente. Ai ofron siguri dhe është garanci për “La Roja-n”, por njëkohësisht shpesh here ai është diskutuar edhe për look-un e tij.

Së fundmi në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Uefas, Cucurella është ngacmuar sërish për këtë gjë, kur u pyet për krahasimin e tij me Carles Puyol.

“Carles është një legjendë, e vetmja gjë e përbashkët (përveç look-ut) që kemi është të dhënit gjithçka kemi në fushën e lojës. Ai ishte një lojtar i madh që ka shkruar historinë, shpresoj shumë që edhe karriera ime t’i ngjasoj atij”, theksi anësori i Spanjës.


(Kosova Sot Online)