Van de Ven: Anglia luan mirë në mbrojtje
Mbrojtësi i Holandës, Micky van de Ven, e ka vlerësuar mënyrën se si përfaqësuesja e Anglisë luan në mbrojtje.
Van de Ven të hënën në konferencë për shtyp ka theksuar se ndeshja ndaj Anglisë do të jetë e vështirë pasi “Tre Luanët” janë shumë të fortë në mbrojtje.
“Ata kanë luajtur me të vërtetë mirë në mbrojtje, kjo është e vërtetë. Ne do të fillojmë t’i analizojmë dhe do të mësojmë më shumë për mënyrën e lojës që e zhvillojnë. Unë mendoj se do të kemi një lojë të stilit të Premier Leagues. Ritmi dhe niveli i lojës do të jenë të larta. Ata kanë një skuadër shumë të mirë dhe shpresojmë se do të jetë një lojë e bukur”, u shpreh mbrojtësi i Tottenham Hotspurit.
22-vjeçari Van de Ven për Holandën në “Euro 2024”, ka luajtur 66 minuta. Në ndeshjen çerekfinale ndaj Turqisë luajti rol të rëndësishëm për fitoren e Holandës.
“Tulipanët” të mërkurën në Dortmund do të përballen me Anglinë në gjysmëfinale të “Euro 2024”.
(Kosova Sot Online)