Strakosha transferohet në Greqi, firmos me skuadrën e re

  • E.K /
  • 09 July 2024 - 08:26
Strakosha transferohet në Greqi, firmos me skuadrën e re

Thomas Strakosha ka nisur sot zyrtarisht aventurën e re në karrierë, duke u bërë pjesë e klubit të AEK në Athinë. Portieri shqiptar i ka dhënë lamtumirën Anglisë ku ishte pjesë e Brentfrod, për t’u transferuar në Greqi, vend në të cilin kthehet 12 vite pasi ishte larguar për t’iu bashkuar akademisë së Lacios.

Klubi ka bërë njoftimin zyrtar në faqen e vet, duke sqaruar se portieri 29-vjecar shqiptar ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.

“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, ishin fjalët e para të Strakoshës si portieri i klubit grek.

(Kosova Sot Online)