Ballkani e nis sonte aventurën evropiane, luan në rrethin e parë të Championsit

  • E.K /
  • 09 July 2024 - 09:06
Ballkani e nis sonte aventurën evropiane, luan në rrethin e parë të Championsit

Ballkani e nis sonte aventurën evropiane për herë të tretë rresht.

Kampioni i Kosovës e luan sonte nga ora 20:00 ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Përballë suharekasve si nikoqir do të jetë skuadra nga Andorra, UE Santa Coloma.

Ballkani është favorit dhe do të tentojë që ta zgjidh çështjen e fituesit qysh në takimin e parë.

Dueli i kthimit zhvillohet pas një jave në “Zahir Pajaziti” nga ora 16:30.

Te suharekasit pati shumë largime, por gjithashtu edhe shumë prurje kualitative, por mbetet të shihet se a kanë arritur të komponohen në skuadër në një periudhë jo shumë të gjatë.

(Kosova Sot Online)