Ky është postimi emocionues i Thiago Alcantaras për pensionimin nga futbolli

  • E.k /
  • 09 July 2024 - 10:49
Ky është postimi emocionues i Thiago Alcantaras për pensionimin nga futbolli

Thiago Alcantara i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv.

Mesfushori spanjoll i vari këpucët pas përfundimit të këtij sezoni, pas një karriere të bujshme.

Ai u quajt nga shumëkush si magjik, sepse ajo që ai bënte me topin ishte e jashtëzakonshme.

Vet spanjolli bëri një postim emocionues, pasi njoftoi pensionimin.

“Unë gjithmonë do të jem i gatshëm të kthej atë që më është dhënë dhe jam mirënjohës për kohën që e kam shijuar. Faleminderit, futboll. Dhe të gjithë ju që më shoqëruat dhe më bëtë një lojtar dhe person më të mirë gjatë rrugës”, shkroi Alcantara në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

(Kosova Sot Online)