Sonte pas mesnate, Argjentina përballet me Kanadanë në gjysmëfinale të Copa Americas

  • E.K /
  • 09 July 2024 - 11:20
Sonte pas mesnate, Argjentina përballet me Kanadanë në gjysmëfinale të Copa Americas

Në orën 02:00 pas mesnate do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Copa Americas.

Argjentina do të ndeshet me Kanadanë për një vend në finalen e madhe.

Messi me shokë do të synojnë finalen e tretë radhazi në turnetë e mëdhenj, teksa paraprakisht i kanë fituar të dyja (Copa America dhe Kupën e Botës).

Argjentinasit e siguruan gjysmëfinalen, pasi paraprakisht fituan pas penalltive ndaj Ekuadorit, ku Messi dështoi të shënonte me panenka.

Në anën tjetër, Kanadaja arriti ta eliminonte Venezuelën.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Uruguait dhe Kolumbisë.

(Kosova Sot Online)