Raportohet se një punonjës i FShF-së ka dhunuar sek*sualisht një punëtore në Gjermani
Prokuroria publike në Dortmund po heton një zyrtar të ekipit kombëtar të futbollit të Shqipërisë.
Thuhet se ka ndodhur një ngacmim seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau, raporton mediumi gjerman “AntenneUnna”.
Ekipi shqiptar qëndronte aty gjatë Kampionatit Evropian.
Pak para ndeshjes së fundit në grup, thuhet se udhëheqësi ka kapur një punëtore hoteli për krah, pastaj janë kryer veprime seksuale pa miratimin e saj në depo.
Prokuroria publike nuk ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të gruas.
Tani po hetojnë për të parë në çfarë mase i ka kryer të akuzuarit veprimet kundër vullnetit të gruas.
Aktualisht nuk ka urdhër arresti, ndërsa i akuzuari – që nuk është as futbollist e as trajner – është rikthyer në Shqipëri.
(Kosova Sot Online)