Orsato nuk është më opsion, UEFA ka të tjerë kandidatë
Ndeshja çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës në Euro 2024, duket se ka qenë e fundit në karrierë për arbitrin Daniele Orsato. Në fakt, italiani ishte mes opsioneve për të gjykuar finalen e datës 14 korrik, por tashmë UEFA nuk e ka më në plane 48-vjeçarin.
Orsato është kthyer në Itali teksa i jep kështu fund një karriere 18-vjeçare. Nga ana tjetër, protagonisti kryesor për të gjykuar finalen e Euro 2024 është shndërruar Marciniak. Polaku nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë këtë sezon, teksa mbahet mend për një gabim në gjysmëfinalen e Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munich.
(Kosova Sot Online)