Spanja e mbyll pjesën e parë me avantazh ndaj Francës
Spanja e mbyll pjesën e parë me avantazh ndaj Francës
Kombëtarja spanjolle ka kthyer gjithçka në të mirë të saj, pas disavantazhit të hershëm.
Pas një dominimi të lehtë të Spanjës në fillim, Franca gjeti golin e para me anë të Kolo Muanit, pas asistimit të Kylian Mbappe në minutën e 9-të.
Mirëpo, goli i barazimit erdhi pas një momenti spektakolar nga Lamine Yamal, i cili në minutën e 21-të barazoi në 1-1.
Për 2-1 shënoi Dani Olmo, i cili po shkëlqen në këtë “EURO 2024” me fanelën e “Stuhisë së Kuqe”.
Ishte një 45-minutësh i pasur me futboll të bukur, derisa presim në pjesën e dytë se çfarë do të ndodhë.
(Kosova Sot Online)