Spanja zyrtarisht finalistja e parë e 'EURO 2024' pasi mposht Francën

  • A.P /
  • 09 July 2024 - 22:52
Spanja zyrtarisht finalistja e parë e 'EURO 2024' pasi mposht Francën

Spanja është zyrtarisht finalistja e parë e 'EURO 2024' pasi mposhti Francën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rezultati final i ndeshjes ishte 2 me 1.

Pas një dominimi të lehtë të Spanjës në fillim, Franca gjeti golin e para me anë të Kolo Muanit, pas asistimit të Kylian Mbappe në minutën e 9-të.

Mirëpo, goli i barazimit erdhi pas një momenti spektakolar nga Lamine Yamal, i cili në minutën e 21-të barazoi në 1-1.

Për 2-1 shënoi Dani Olmo, i cili po shkëlqen në këtë “EURO 2024” me fanelën e “Stuhisë së Kuqe”.

Pjesa e dytë pati raste nga të dy anët por jo edhe për të rrezikuar portat respektive.

Kështu, Spanja është në rrugë të mirë për trofeun e tretë në “EURO”, duke pritur në finale fituesin e ndeshjes Angli – Holandë.

 

(Kosova Sot Online)