Anglia është finalistja e dytë e 'EURO 2024' pasi mposhti Holandën

  • A.P /
  • 10 July 2024 - 22:52
Anglia është finalistja e dytë e 'EURO 2024' pasi mposhti Holandën

Anglia është finalistja e dytë e 'EURO 2024' pasi ka mposhtur Holandën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kombëtarja e Holandës ka dalur fillimisht në epërsi në ndeshjen ndaj Anglisë.

Në gjysmëfinalen e dytë të “EURO 2024”, golin e para e gjeti Holanda me anë të Xavi Simmons.

Simmons shënoi në minutën e 7-të.

Kombëtarja e Anglisë është rikthyer shpejtë në lojë.

Për “Tre Luanët” shënoi Harry Kane nga pika e bardhë, në minutën e 18-të të lojës.

Penaltinë e shkaktoi Denzel Dumfries, për të cilën edhe u ndëshkua me të verdhë.

Kombëtarja angleze pati edhe disa raste të tjera, por që nuk arriti të shënojë më në pjesën e parë.

Në gjysmëfinalen ndaj Holandës, të mërkurën mbrëma në Dortmund, Watkinsi shënoi golin e fitores 2:1.

Në minutën e 91-të ai gjuajti nga zona dhe realizoi për fitoren e madhe.

(Kosova Sot Online)