Zyrtare: Taremi i bashkohet Interit
Inter konfirmon se Mehdi Taremi ka nënshkruar një kontratë me klubin deri në qershor 2027.
Reprezentuesi i Iranit i bashkohet gjigantëve të Serie A pasi i përfundoi kontrata me Porto.
Inter e konfirmoi blerjen e tij në faqen e tyre zyrtare dhe në rrjetet sociale.
Ai kishte kryer pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore disa muaj më parë dhe përfundoi kontrollet e tij në Milano të premten në mëngjes.
31-vjeçari shënoi 91 gola në 182 paraqitje me Porto, duke luajtur për klubin portugez nga viti 2020 deri në qershor 2024.
Ai është nënshkrimi i tretë veror i Inter-it pas Piotr Zielinski, gjithashtu një agjent i lirë, dhe Josep Martinez, i cili iu bashkua Nerazzurrëve me një transferim të përhershëm prej 15 milionë euro nga Genoa.
Nerazzurrët tani po kërkojnë përforcime në mbrojtje pas një dëmtimi të yllit kanadez Tajon Buchanan, i cili do të mbetet jashtë fushës deri në dhjetor për shkak të një dëmtimi në tibia të pësuar gjatë detyrës ndërkombëtare.
Kampionët në fuqi të Serie A do të fillojnë sezonin e ri me një ndeshje jashtë fushe kundër Genoa më 17 gusht.
(Kosova Sot Online)