Uruguai e mbyll në vendin e tretë Copa American

  • A.P /
  • 14 July 2024 - 09:07
Uruguai e mbyll në vendin e tretë Copa American

Uruguai ka zënë podiumin në këtë edicion të Copa Americas.

Pasi u mposht në gjysmëfinale nga Kolumbia, Uruguai u përball për vendin e tretë me Kanadanë.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat 2:2, ku në të dy rastet Uruguai kishte epërsinë me golat e Bentancur dhe Luis Suarez.

Por, Kone dhe Jonathan David realizuan për të barazuar rezultatin, fillimisht, e me pas per te kaluar ne epersi.

E në penallti, Uruguai shënoi fitore 4:3 për të zënë podiumin në këtë edicion të Copa Americas.

Kujtojmë se në finalen që luhet sonte pas mesnate përballen Argjentina dhe Kolumbia.


(Kosova Sot Online)