Eriksson i dërgon mesazh Southgatet

  • A.P /
  • 14 July 2024 - 11:55
Eriksson i dërgon mesazh Southgatet

“Dua të jetoj sa më gjatë, por duke qenë mirë”, – ishin këto fjalët e Sven Goran Eriksson, pasi zbuloi janarin e kaluar se kishte një tumor të pakurueshëm në pankreas. Ish trajneri suedez gjatë kësaj kohe ka nisur të vizitojë klubet që ka drejtuar për të përjetuar dhe një herë emocionet e karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme. Eriksson ndërkohë ka transformuar rubrikën e tij te The Telegraph në një letër emocionuese në formë apeli për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate.

Këtë të diel për finalen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë do të bëjë tifo padyshim për 3 Luanët. Ka qenë për 5 vite trajner i Anglisë, në kohën kur Southgate ishte futbollist. Tifoja dhe pasioni janë për anglezët, teksa në letrën e tij suedezi i kujton Southgate, se nëse fiton finalen do të kalojë madje dhe Sir Alf Ramsey, fitues i Kupës së Botës në 1966, duke u bërë trajneri më i madh anglez i të gjitha kohërave.

Fundi i letrës është vërtet prekës me Eriksson që shkruan.

” Finalja e të dielës do të jetë një ndeshje e hapur dhe mendoj se Anglia ka një mundësi shumë shumë të madhe. Edhe pse nuk jam ndier mirë javën e fundit do ta shikoj ndeshjen nga shtëpia. Do të më pëlqente të shikoja ta fitonte Anglia. Dhe këtë do ta donin edhe të gjithë trajnerët që kanë provuar dhe dështuar për të fituar një trofe të rëndësishëm që nga 1996. Puna e trajnerit të Anglisë ka shumë presion. E di se çfarë pritshmërish ka mbi ty për ti dhënë fund gjithë këtyre viteve dhimbje.

Unë e kam ndier. Sir Bobby Robson e ndiente. Secili prej 13 trajnerëve të Anglisë që nga Sir Alf e më vonë e ka ndier. Askush prej nesh nuk ja doli, por askush nuk është afruar kaq shumë sa Southgate. Gareth ka mësuar nga gabimet e bëra, në veçanti në menaxhimit e bllokimit psikologjik te penalltitë dhe ka shkuar më larg se sa ka bërë çdonjëri prej nesh. Jepi Gareth, bëj atë që ne nuk mundëm kurrë”.

(Kosova Sot Online)