Messi kërkon lavdinë e radhës me Argjentinën
Sonte pas mesnate, me fillim nga ora 02:00, luhet finalja e Copa Americas mes Argjentinës dhe Kolumbisë.
Messi do të kërkojë lavdinë e radhës me ekipin e tij kombëtar, pasi e fitoi një herë këtë trofe dhe më pas edhe Kupën e Botës.
E për ta arritur trofeun e radhës me kombin e tij, Messi me shokë do të duhet të kalojnë pas Kolumbisë.
Kolumbianët, të udhëhequr nga James Rodriguez në super formë eliminuan një nga një kundërshtarët, përfshirë edhe Uruguain.
Kjo është hera e parë që këto dy kombëtare takohen në finale.
Kolumbnia ka 28 ndeshje pa humbje, 22 fitore dhe 6 barazime, duke treguar formë fantastike.
(Kosova Sot Online)