Spanja kalon në avantazh për 2 me 1 ndaj Anglisë

  • A.P /
  • 14 July 2024 - 22:43
Spanja  kalon në avantazh për 2 me 1 ndaj Anglisë

Spanja  kalon në avantazh për 2 me 1 ndaj Anglisë

Anglia ka barazuar në finalen e madhe ndaj Spanjës, që po zhvillohet në Berlin.

Golin e barazimit e ka shënuar zëvendësuesi Cole Palmer, i cili u asistua nga Jude Bellingham.

Spanja ka arritur të dalë në epërsi në ndeshjen finale ndaj Anglisë.

Është Nico Williams që ka shënuar golin, i asistuar nga Lamine Yamal, menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë.

45′

Mbyllet baras pjesa e parë e finales Spanjë – Angli.

45′

Dy minuta shtesë janë akorduar pas përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë.

45′

Goditje e lirë për Anglinë. Krosimi gjen Phil Fodenin i cili gjuan por portieri spanjoll, Unai Simon e mbron goditjen.

45′

Harry Kane tenton goditjen nga distanca, por bllokohet goditja e tij.

43′

Alvaro Morata i rrezikshëm para portës, por mbrojtja angleze dëbon topin jashtë. Korner për Spanjën.

34′

Rivënie nga këndi për Spanjën. Anglezët dëbojnë topin jashtë. Sërish korner për Furinë e Kuqe.

31’

Dani Olmo ndëshkohet me karton të verdhë te Spanja. Rezultati i barabartë edhe me kartonë të verdhë.

25′

Karton i verdhë për kapitenin e Anglisë, Harry Kane. Ai fauloi Fabian Ruizin gjatë një dueli.

24′

Phil Foden gabon në pasim. Lamine Yamal futet në zonë por goditja e tij bllokohet. Asgjë nga korneri i Spanjës.

16′

Rivënie nga këndi për Anglinë. Asgjë nga ai rast.

15′

78% me 22% posedimi i topit në të mirë të Spanjës pas 15 minutave.

13′

Kyle Walker ka probleme me një lëndim, por si duket do të vazhdojë lojën.

12′

Nico Williams futet në zonë dhe tenton goditjen, por John Stones e bllokon.

5′

Rivënie nga këndi për Spanjën, por askush s’i përgjgijet krosimit të Nico Williamsit.

Finalja e EURO 2024-shit midis Spanjës dhe Anglisë ka filluar.

 

 

(Kosova Sot Online)