Bellingham, favorit për Topin e Artë

  • E.k /
  • 15 July 2024 - 12:34
Bellingham, favorit për Topin e Artë

Nëse Anglia do ta fitonte mbrëmë titullin e kampiones së Evropës, Jude Bellingham do të ishte pa diskutim favorit absolut për ta fituar Topin e Artë.

Por, përkundër humbjes së “Tre Luanëve” nga Spanja në finalen e Berlinit me rezultat 1:2, ylli anglez është favorit për ta fituar trofeun prestigjioz individual.

Bellingham e kaloi një sezon fantastik me Real Madridin, me të cilin e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

Ndërkohë, me Anglinë shkoi deri në finale të Euro 2024.

Prandaj, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit konsiderohet se është në avantazh ndaj shokut të tij të skuadrës tek “Los Blancos”, Vinicius Junior, i cili e pati një kampanjë dëshpëruese me Brazilin në Copa America.

Gjithashtu, një kandidat serioz për Topin e Artë është edhe Rodri.

Mesfushori spanjoll u zgjodh lojtari më i mirë i Europianit, ndërsa me Manchester Cityn e fitoi titullin e kampionit të Anglisë.

Edhe Dani Carvajal mund ta synojë Topin e Artë duke e pasur parasysh se bëri paraqitje mbresëlënëse me Realin, me të cilin e fitoi Championsin dhe La Ligan, plus me Spanjën triumfoi në Euro 2024, por që gjasat e tij janë më të pakta.

E jashtë garës së favoritëve megjithatë mbetet Kylian Mbappe, i cili pasi e fitoi titullin e kampionit të Francës me PSG-në e pati një Europian dëshpërues me Francën. 

(Kosova Sot Online)